
Kliti Hoti, kandidat për deputet nga Partia Demokratike, i qëndron pranë trashëgimisë kulturore të Shkodrës përmes një vizite domethënëse te Gjon Serreqi, pasardhësi i një familjeje të shquar që i ka shërbyer gjuhës dhe dijes. Në një bisedë që mbart shqetësime reale dhe vizion të përbashkët, Hoti shpreh angazhimin e tij për të mbështetur bizneset që ruajnë identitetin kulturor të qytetit, duke e konsideruar dijen dhe kulturën si themel të zhvillimit dhe dinjitetit shkodran.
Postimi i kandidatit Hoti:
Me Gjon Serreqin, pasardhësin e familjes së shquar shkodrane, që mes vështirësive mbajti gjallë gjuhën shqipe të shkruar si një thesar të paçmuar të historisë.
Si çdo ndërmarrje, edhe shtypshkronja ka vështirësitë e veta, mes rritjes së kostove e taksave dhe mungesës së vëmendjes. Por fjalët i merr era nëse nuk shkruhen saktë në letër. Ashtu dhe premtimi im, i shënuar fort në bisedën me Gjonin, për të bërë më të mirën për këtë biznes që, mbi të gjitha, i jep Shkodrës dinjitetin e munguar.
Dija dhe kultura nuk janë luks për shkodranët, të cilët në të gjithë historinë e tyre kanë treguar se, përtej çdo vështirësie, kurrë nuk i janë larguar dijes dhe së bukurës. Si veçori e një Shkodre që kulturën e ka në gjenezë jo rastësisht, por të brumosur nga qytetarët e saj që e ruajnë me fanatizëm dijen dhe artin.
#shqiperiamadheshtore #shkodramadheshtore #voto1
