Kliti Hoti hap zyrën elektorale: Një hap drejt Shkodrës Madhështore…

Shpërndaje

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, hapi zyrtarisht zyrën e tij elektorale në Shkodër, duke shënuar nisjen simbolike të një rrugëtimi drejt fitores më 11 maj. I rrethuar nga qytetarë, miq dhe mbështetës, Hoti theksoi rëndësinë e bashkimit për një Shkodër dhe një Shqipëri Madhështore, me një mesazh shprese dhe vendosmërie për ndryshim.

Postimi i kandidatit Hoti:

✌🏻Sot, së bashku me miq, mbështetës dhe qytetarë të mrekullueshëm, hapëm zyrën elektorale – një hap i parë modest dhe simbolik në rrugëtimin të përbashkët për ta bërë Shkodrën Madhështore, Shqipërinë Madhështore.Faleminderit nga zemra për praninë, fjalët e e mira, sygjerimet dhe besimin tuaj.Vetëm së bashku do të bëjmë të mundur që zëri i shpresës të jetë më i fortë se kurrë dhe në 11 maj të kumbojë fitorja e PD!

#shqiperiamadheshtore #shkodramadheshtore #voto1

Shpërndaje