Kliti Hoti: Bërdica në Fokus: Koha për Zhvillim dhe Mundësi të Reja!

Shpërndaje

Në zemër të një realiteti sfidues për Bërdicën, ku papunësia dhe emigrimi po e boshatisin fshatin dhe bujqësia po braktiset dita-ditës, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ngre zërin për ndryshim. Ai sjell një plan konkret për rilindjen e zonës, me fokus në mbështetjen e fermerëve, përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë – për një Bërdicë që lulëzon dhe jo që zbrazet.

Postimi i kandidatit Hoti:

Bërdicë, në portën hyrëse për ekonominë dhe turizmin e Shkodrës, dhe që sot përballet me bujqësi të braktisur dhe infrastrukturë. Do flasim sot për papunësinë dhe emigrimi po e zbrazin fshatin, ndërsa fermerët vuajnë mungesën e mbështetjes dhe investimeve. Partia Demokratike ka një plan të qartë për ta ndryshuar këtë realitet! Investime në bujqësi, infrastrukturë dhe punësim për të rinjtë – për një Bërdicë të zhvilluar, me të ardhme!

#shqiperiamadheshtore #shkodramadheshtore #voto1

Shpërndaje