E ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, drejtoresha e Teatrit Migjeni Rita Gjeka u shpreh se shembja e Teatrit Kombëtar i kujton prishjen e xhamive dhe kishave.
Gjeka: Ata kanë vënë kazmën mu në mes të shpirtit, kanë ndërhyrë tinëzisht.
Ai ka dashur t’i vrasë ato vajzat që ke në studio, se nuk e ka problem me vra. Nuk e kam menduar se ka mbërritur deri në këtë krim. Nuk kam me harruar tmerrin e shembjes së Teatrit.
Është i ngjashëm me atë të kishave dhe xhamiave. Është dikush që drejton shtetin me Facebook.