Klasikja nuk tremb Brdaric: Respekt për Tiranën por kërkojmë tre pikët…

Shpërndaje

Vllaznia ka nisur një sezon perfekt, 2 fitore në kampionat, 6 pikë të plota dhe dy fitore në Kupën e Shqipërisë duke kaluar në fazën çerekfinale. Në Shkodër këtë të shtunë luhet klasikja e futbollit shqiptarë, një ndeshje me shumë histori dhe që për opinionin sportiv konsiderohet si testi i vërtetë për kuqeblutë. Trajneri Brdaric e njeh shumë mirë peshën e këtij takimi por nuk dëshiron ta konsideroj si prova e parë e vërtetë për ekipin e tij:

“Jo nuk e mendoj kështu. Ne e kemi nisur mirë kampionatin dhe jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme. Çdo ndeshje për ne ka specifikën e vetë dhe kjo për ne është thjesht ndeshja e radhës. E di që për Shkodrën kjo nuk është një ndeshje e zakonshme. E njoh dhe e ndjej rëndësinë e kësaj ndeshje. Ne duhet të përqendrohemi në gjërat thelbësore dhe mos të shikojmë të kaluarën”.

Pavarësisht se përballë kanë kampionët në fuqi, Brdaric dhe Vllaznia futën në fushë për të marrë 3 pikët:

Kemi shumë respekt për Tiranën, por jo frikë. Ne jemi përgatitur shumë mirë, kam një ndjesi të mirë dhe kam besim se do të marrim 3 pikë në këtë sfidë”.

Në konferencën për shtyp, Brdaric u shpreh se gjendja e ekipit është shumë e mirë, lojtarët dhe i gjithë ambienti është i karikuar për ti marrë më të mirën këtij takimi.

Shpërndaje