“Kjo është e vërteta”! Drejtori i policisë kriminale: Si nisi sherri për kanabisin që la dy të vdekur

Shpërndaje

Drejtori i departamentit të policisë kriminale, Tonin Vocaj rrëfeu mbrëmjen e sotme detajet nga hetimet si nisi sherri mes tre të rinjve në Malësinë e Madhe, ku më pas Daniel Pepaj ekzekutoi Klement Pepajn dhe Vilson Çutajn pas konfliktit për kanabisin. Faktin se përse arritën 5 ditë me vonesë në vendin ku u gjetën viktimat, ai e justifikoi me motin e keq.

Kjo vrasje ka ndodhur nga konflikti për kanabisin, që viktimat kanë pretenduar se ua ka vjedhur autori. Viktimat e kanë shtrënguar autorin për ta vendosur përpara përgjegjësisë për t’u kthyer sasinë e vjedhur. 

Meqenëse autori në bashkëpunim me babanë kishte kultivuar parcelat, ju ka thënë viktimave se unë do ua kthej këtë sasi. Megjithëse ai, nga deklarimet e vëllait, nuk ka pranuar se ua ka marrë. 

Në shoqërinë e vëllait të viktimës shkuan në fshatin. Vëllai i viktimës njoftoi policinë. Vëllai e çoi policinë te vendi që i zbriti nga makina. Më pas autori dhe dy viktimat shkuan te mini-parcelat. Çështja tani është këtu. 

Ju nuk e dini si është terreni. Është jashtëzakonisht i vështirë, ne kemi përdorur dronë, gjithë ditën. Ditët kanë qenë me shi, të vështira dhe me mjegull. Policia kontrolli në zona më afër rrugë, ditën e katërt është rimarrë në pyetje babai i autorit. Pavarësisht dyshimeve nuk e ka ditur se djali i tij kishte qëlluar. 

Nuk kishte komunikim me të birin dhe babai i tij nuk është i përfshirë në vrasje. Bashkë me grupin e policisë shkuan në vend dhe gjetën viktimat. Prandaj është arrestuar, pasi edhe babai është kontributor në kultivimin e kësaj mini-parcele me kanabis. Mini-parcela kishte 29 bimë narkotike. 

Ne nuk e përjashtojmë, se kjo është faktike, që edhe kjo zonë ka risk për kultivimin e kanabisit” tha ai në Opinion. Ai kishte edhe një paralajmërim për drejtorinë vendore në Shkodër. “Njerëzit përgjegjës nga kontrolli i territorit dhe deri te drejtuesit do të mbajnë përgjegjësi” tha ai.

Shpërndaje