Në këto 30 vite për shkak të papërgjegjshmërisë së bashkisë së Shkodrës, drejtuesve të mjedisit por edhe firmave të ndryshme dhe qytetarëve, i është shtuar një tjeter vendgrumbullim masiv i mbetjeve urbane.
Bëhet fjalë për shtratin e lumit Kir, i cili ndonëse duhet të ishte shembulli i pastertisë, sot është i gjithi i mbuluar me mbeturina dhe inerte.
Perpos depozitimit masiv të mbetjeve urbane, një tjeter skandal është tolerimi i djegies se tyre si një menyrë për asgjësimin e mbetjeve. I gjithë tymi përfundon në shtëpitë ë banoreve të Bardhajve dhe Shkodrës.
Top Channel