2 000 lekëshi rezulton të jetë kartmonedha që është falsfikuar më shpesh gjatë vitit 2019.
Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, falsifikatorët kanë qenë më të prirur për të manipuluar pikërisht këtë kartmonedhë për arsye të ndryshme.
Pas 2 000 lekëshit, kartmonedhat e tjera më të falfisikuara janë prerja 500 lekë dhe ajo 1 000 lekë, ndërsa ka më pak raportime për kartmonedhën 5 000 lekë.
Sa i përket monedha, më e falsifikueshme është ajo e prerjes 50 lekë.
Kështu sipas BSH, në 2019 janë zbuluar në treg 318 kartëmonedha 2000 lekë, të falsifikuara, pësuar nga prerja 500 lekë me 125 copë false.
Ndërkohë raportohet se janë gjetur 117 kartmonedha të falsifikuara të prerjes 1 000 lekë si edhe 99 kartmonedha të prerjes 5 000 lekë. Ka patur të paktën 16 raste të konstatuara nga BSH të falsifikimit të kartmonedhave 200 lekëshe.
Në total, BSH raporton për një rritje me 16 për qind të rasteve të falsifikimit të kartmonedhave gjatë 2019.