Khabib Nurmagomedov ka mposhtur Justin Gaethje dhe ka fituar titullin e peshave të lehta në UFC 254.
Nurmahomedov ka fituar në përballjen e zhvilluar në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi apo më saktë në vendin e quajtur Fight Island.
Raundi i parë prej pesë minutave ishte thuajse i barabartë me Khabib për një nuancë më të mirë.
Luftëtari nga Dagestani pati 24 goditje për dallim nga 22 të luftëtarit nga Amerika.
Raundi i dytë ishte vendimtar në këtë përballje dhe Khabib këtu tregoi forcën.
Pas disa goditjeve nga të dy luftëtarët, Nurmagomedov e lidhi mirë Gaethjen me këmbë deri sa e la pa ndjenja në oktogon.