KF Vllaznia bën përfocim në mbrojtje…

Shpërndaje

Vllaznia e futbollit ka kthyer në shtëpi mbrojtësin 24 vjeçar Serhan Repaj.

Prej katër vitesh ai aktivizohej me ekipin e Apolonisë.

Njoftimi i KF Vllaznia:

𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄:
𝐒𝐄𝐑𝐉𝐀𝐍 𝐑𝐄𝐏𝐀𝐉 𝐑𝐈𝐕𝐈𝐒𝐇𝐄𝐓 𝐊𝐔𝐐𝐄𝐁𝐋𝐔
KF Vllaznia ka kënaqësi të njoftojë rikthimin në shtëpi të futbollistit shkodran Serjan Repaj. Pas 4 vitesh në rradhët e Apolonisë ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, mbrojtësi 24 vjeçar nga dita e sotme zyrtarisht është i veshur kuqeblu.

Me të, klubi ka firmosur një kontratë e cila do të zgjasë deri në fundin e sezonit 2026-2027.
Suksese me fanellën 🔴🔵 #serjanrepaj !

Shpërndaje