Ekipi me i ri ne Shkoder, KF Shiroka ka nisur menjëherë nga puna për ngritjen e strukturave drejtuese, për të kaluar pastaj edhe tek skuadra, ku në një farë mënyre, emrat e stafit teknik dhe të futbollistëve janë gati.
Por, grupi nismëtar, me në krye Ergi Axhanin, pikë së pari e ka nisur nga emërimi i drejtorit sportiv. Dhe, për këtë, pas një takimi me disa kanditatura, në Shkodër, Shqipëri dhe jashtë saj, të afruara nga menaxherët përkatës, është vendosur që në krye të këtij sektori shumë të rëndëishëm të jetë një nga emrat e njohur të futbollit grek.
Bëhet fjalë për Dimitrios Konakis, ish futbollist me një karriere të spikatur në kampionatin grek, si dhe me një përvojë shumë të gjatë dhe pozitive në disa klube futbolli me emër të Greqisë, Europës dhe deri në Afrikë.
Mesa shikohet, KF Shiroka e ka marrë shumë seriozisht, pasi nga fjalët po kalohet në vepra, në mënyrë që në prag të startit të sezonit futbollistik 2024-2025 për Kampionatin Kombëtar të futbollit për kategorinë e tretë, ku sipas rregullores, KF Shiroka e nis konkurimin nga kjo kategori, synimet dhe objektivat janë që shumë shpejt, nga sezoni në sezon, kjo skuadër të mbërrijë, aty ku opinion sportive shkodran e më gjërë e dëshiron, në kategorinë Superiore të futbollit shqiptar.