KF Shiroka ka fituar derbin e Shkodrës ndaj ekipit Olimpic. Edhe pse me një lojtar më pak nga minuta e 32-të, KF Shiroka mori një fitore të thellë me rezultatin 1 – 5.
Seria e golave u hap që në minutën e 29-të, kur Isak shënon golin e parë. Në të 32-tën, Asllani ndëshkohet me karton të kuq, pas një përplasje të lojtarëve të dy ekipeve.
Pavarësisht se ishte me një lojtar më pak, KF Shiroka shënon edhe katër herë të tjera në pjesën e dytë.
Në të 57-tën, Olamide dyfishon shifrat, por pas katër minutash Mani ngushton rezultatin në 1 – 2.
Gjithsesi, KF Shiroka nuk ndalet dhe shënon përsëri me Olamiden në minutën e 64-të.
Në minutat e fundit, Baridu dhe Ejike me një supergol do kompletonin fitoren e Shirokës me rezultatin 1 – 5.
Me këtë fitore të tretë radhazi, KF Shiroka arrin në kuotën e 13 pikëve, vetëm dy pikë më pak se Eagle që kryesojnë tabelën e klasifikimit në Kategorinë e Tretë. /SportngaBajraktari