Prej 17 janarit, do të keni mundësi të njihni kartmonedhat e reja që do dalin në qarkullim, 500 dhe 2000 lekë.
Sigurisht që në dizajnin e kartmonedhave nuk do të ketë ndryshime thelbësore, pasi sërish “fytyra” e tyre do të jetë Ismail Qemali dhe Mbreti Gent.
Megjithatë do të ketë disa ndryshime lidhur me ngjyrën e letrës dhe hapësirën mes tyre. Por ky nuk është ndryshimi i vetëm që ka ndodhur së fundmi me monedhat shqiptare, pasi në qershor të 2021 u hodhën në qarkullim edhe 2 prerje të tjera, ato 1,000 dhe 10,000 Lekë.