Keshilltarja Shkreli i përgjigjet deklarates së Partisë Socialiste: Rilindja shqetësohet kur Partia Demokratike ia ‘nxjerr bojën’ në dritë të diellit…

Shpërndaje

Meqë rilindasit janë shqetësuar shumë nga deklarata e sotme e Partisë Demokratike, duke e personalizuar me emrin tim, e ndjej detyrim ndaj qytetarëve shkodranë të sqaroj spekullimin që po përpiqen të bëjnë rilindasit e mashtrimit.

Rilindja, e cila armën më të fortë të saj ka propagandën dhe fasadën, shqetësohet kur Partia Demokratike ia ‘nxjerr bojën’ në dritë të diellit.

U munduan me çdo lloj spekullimi të përgënjeshtrojnë një deklaratë të PD-së mbi kthimin e qytetit tonë në parkim me pagesë. Si kundërpërgjigje, rilindasit e rinj e të vjetër servirin para shkodranëve një vendim të Këshillit Bashkiak të vitit 2016 (më saktë paketën fiskale), madje duke e ‘valëzuar’ fort këtë vendim para syve të opozitës, e duke bërë të shpërlarët nga faji e duke bërë sikur e duan aq shumë Shkodrën, aq sa e kanë harruar dhe nuk e kanë pasë në listën e investimeve për 2 mandate ose e përkthyer në vite, për 12 të tilla.

Por, rrena i ka këmbët e shkurta!

Është e vërtetë që në 2016-tën është miratuar një vendim në Këshillin Bashkiak, por në asnjë rresht të tij nuk shkruhet se do kthehen të gjitha rrugët kryesore të qytetit në parkime me pagesë. Aty jepen tarifat për parkingjet e dedikuara pra ato të prenotuara.

Për transparencë ndaj opinionit publik po publikoj edhe rregulloren e miratuar për parkimet e prenotuara.

Të nderuar rilindas’ jeni në ‘hak’ të Shkodrës dhe nuk ju lan një oqean i tërë për gjithçka që s’keni bërë në të mirë të Saj. Ju, vetëm e keni varfëruar dhe mjeruar këtë qytet me indiferencën e treguar. Keni pasë vetëm fjalë boshe, premtime elektorale që i ka marrë era e parë që ka fryrë. Qetësohuni se betejën e ardhshme e keni të humbur sepse mandati i vjedhur i kryebashkiakut po i kushton shkodranëve taksa të larta dhe tashmë edhe pagesa për parkingje, të cilat do varfërojnë edhe më shumë qytetarët dhe rrisin lakminë e pasurimit e tyre të pa ngirë.

Kur bëni propagandë, Ju, rilindasit e rinj dhe të vjetër të paktën gjysmën thuajini të vërteta!

Shpërndaje