Këshilli i bashkisë Shkodër miraton heqjen e kioskës në Pedonale…

Shpërndaje

Këshilli i bashkisë Shkodër ka miratuar propozimin për të hequr kioskën e vendosur në pedonalen “Kolë Idromeno” e cila është kundërshtuar edhe nga shumë qytetarë.

Pavarësisht premtimeve për ta lëvizur nga aty deri më tani kjo nuk është realizuar. Në këtë mënyrë këshilli bashkiak mori një vendim për ta lëvizur duke qenë se shëmton pedonalen.

Nënkryetarja e bashkisë Shkodër Emilia Koliqi tha se ajo kioskë është një markë për bashkinë Shkodër duke i shërbyer turizmit dhe se është një projekt që bashkia e ka fituar tek PNUD.

Këshilltarët vijuan debatin duke thënë se nuk janë kundër turizmit apo asaj kioske por kundër vendit ku është vendosur në mes të pedonales.

Prej kohësh ajo kioskë vijon që të jetë një objekt diskutimesh në këshillin bashkiak ndërsa pas shumë kërkesave për ta zhvendosur, këshilli vendosi që ta miratojë vetë këtë propozim./StarPlus/

Shpërndaje