Me 26 vota pro dhe 1 kunder, keshilli Bashkiak i Shkodres miratoi buxhetin e vitit 2023 dhe planin buxhetor afatmesem 2023-2025. Me heret kryebashkiaku Bardh Spahia i ftoi keshilltaret ta votojne buxhetin.
Nje pjese e fjales se Spahise:
E vlerësoj të rëndësishme ta theksoj që në krye të fjalës time, se vizioni ynë për Shkodrën është ai një qyteti tëzhvilluar më disa drejtime, ku mbështetet fort tek potencialet që territori ka, tek traditat dhe vlerat më tëmira që na bëjnë padiskutim një prej bashkive më tërëndësishme në Shqipëri dhe rajon.
Bazuar tek këto vlera dhe mundësitë që ofron territori, kemi ndërtuar strategjinë tonë të investimeve dhe projektimit të bashkisë Shkodër si një qendër e rëndësishme ekonomike, turistike, kulturore dhe studentore, si shtylla të forta mbi të cilat mund tëzhvillohet bashkia jonë. Për këtë ne kemi ndërtuar planin e punës që përkthehet në investime strategjike, por edhe në rritjen e nivelit të shërbimeve, duke ju përshtatur praktikave më të mira të vendeve tëzhvilluara.
Bashkia Shkoder në këto 7 vitet e fundit ka aplikuar në të gjitha programet e investimeve të shpallura nga Qeveria me nje numër prej 42 projektesh në fushat e infrastrukturës, Arsimit, Shendetësisë, Mjedisit, Emergjencave Civile etj. me nje vlere prej rreth 24 milion Euro duke fituar vetëm në 4 projekte.
Ne duam ta ndryshojmë këtë realitet dhe për sa kohënuk na vihet në ndihmë nga pushteti qëndror, duke mos bërë asgjë më shumë veçse trajtimit ko politik të Shkodrës, do të jemi të detyruar të mos ndalemi, por tëvijojmë të prezantojmë projekte ambicioze dhe tëaplikojmë tek donatorët e huaj, ndaj të cilëve padiskutim jam mirënjohës për mbështetjen e dhënë. Do të forcojmë edhe më shumë lidhjet me organizmat ndërkombëtare dhe do të shfryrtëzojmë cdo hapësirë tëmundshme për të thithur investime që do ti japin Shkodrës shkëlqimin që ajo meriton.
Në fund, duke ftuar secilin prej jush të mbështesë këtë buxhet dhe programin buxhetor afatmesëm, ju kërkoj ta vlerësojmë me objektivitet si një punë që bëhet për qytetarët tanë, për Shkodrën, duke i dhënë asaj vemendjen dhe vendin që i takon, si një prej qendrave më të rëndësishme të shqiptarisë.