Këshilli bashkiak i Shkodres miraton buxhetin e 2024-es dhe projektbuxhetin afatmesëm 2024-2026…

Shpërndaje

Me 31 vota pro dhe 12 kunder, keshilli bashkiak i Shkodres miratoi buxhetin e 2024-es dhe projektbuxhetin afatmesem 2024-2026.

Buxheti kap vleren e 2.6 miliard lekeve dhe eshte i orientuar drejt investimeve dhe sherbimeve, duke e projektuar bashkine Shkoder drejt forcimit te ekonomise, zhvillimit social – kulturor. Ne fjalen e tij kryebashkiaku Benet Beci vuri theksin edhe tek investimet e medha qe do te behen ne bashkepunim me qeverine dhe donatoret, per ta kthyer Shkodren ne nje qender te rendesishme ekonomike per rajonin.

Opozita njezeri votoi kunder dhe e cilesoi mungese transparence te gjithe procesin, pasi materiali u dorezua ne limitet kohore. Por megjithe voten kunder, mazhoranca ne keshill e PS dhe PSD i dha driten jeshile ketij dokumenti qe do te kaloje per aprovim ne prefekturen e Shkodres.

Shpërndaje