Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO lë në arrest shtëpiak Berishën dhe Malltezin…

Shpërndaje

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masën e arrestit shtëpiak për ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamambër Malltezi.

Berisha dhe Malltezi kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, por kërkesa nuk është pranuar nga Apeli i Posaçëm.

Të dy akuzohen për përfshirje në aferën korruptive të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, teksa dy ditë më parë iu komunikua zyrtarisht akuza.

Jamambër Malltezi është marrë i pandehur nën akuzat për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”.

Shpërndaje