
Rruga “Radohina”, në bllokun e banimit pas stacionit të trenit në qytetin e Shkodrës, është kthyer në gropa uji dhe balte.
Banorët e këtij blloku theksojnë se, në ditët me reshje shiut, e kanë të veshtirë të lëvizin.
Problem në këtë zonë është edhe energjia elektrike, ku shtyllat janë vendosur në oborrin e shtëpive, duke u kthyer në një kërcënim për jetën e banorëve.