Kërcënon me levë hekuri bashkëshorten, policia parandalon përshkallëzimin e dhunës

Shpërndaje

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 4 persona për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, menjëherë pas njoftimit të marrë për një shtetas që kërcënonte bashkëshorten me një levë hekuri, kanë ndërhyrë duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. E., 48 vjeç, banues në Larushkë, Krujë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërkohë një 54 vjeçar banues në Durrës u arrestua, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”.

Dy persona të tjerë u arrestuan për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Materialet për të gjitha rastet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mashtrimi” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Shpërndaje