Pyetje: A keni menduar të jepni dorëheqjen?
Basha: 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime, administrata është detyruar, bandat janë përfshirë po kështu. Një rast janë mohuar komisionerët si rasti i Vorës. Shqiptarët e kanë kuptuar se asgjë nuk ka ndryshuar pas 25 prillit dhe pjesë e kësaj është lufta e denigrimi. Një nga gabimet që bëjmë shpesh është kapërcimi i konkluzioneve. Faktet janë të forta. Jam i gatshëm të jap sic kam dhënë gjithcka. PD nuk është pronë personale.
Pyetje: Pse insistoni të rrini pas 6 humbjeve radhazi. Keni dalë forcë e tretë?
Basha: Propagandës dua ti thëm që nuk kam humbur asnjë garë, jam përballur me masakra zgjedhore. Kushdo që më kërkon të braktis në këtë betejë detyrën time në dy planet kryesore të betejave që t’i ofrojmë shqiptarëve rikthimin e votës së lirë dhe përshpejtimin e reformimit të PD për tu bërë partia e qytetarisë do të zhgënjehet.