“Kemi nevojë për sulmues më cilësor”, Mirel Josa: Ju tegoj problemet e Vllaznisë…

Shpërndaje

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, foli pas triumfit që skuadra shkodrane arriti në shtëpi ndaj skuadrës së Bylisit me rezultatin 2-1 në sfidën e vlefshme për javën e 9-të të Superiores. Në prononcimin pas ndeshjes, tekniku kryeqytetas i Vllaznisë ndër të tjera u shpreh:

“E kam thënë që në fillim, ia kam përmendur djemve gjatë këtyre 7 ditëve që ndeshja do të ishte e vështirë se kishim përballë një skuadër që luan shumë në bllok dhe duhej të ishim shumë të kujdesshëm për mënyrën se si të sulmonim e mbronim. U vumë në vështirësi edhe përpara se skuadra jonë të shënonte golin e avantazhit, golin e dytë nuk ditëm të menaxhonim mirë situatat, momentet e veçanta dhe erdhi goli që na vuri në tension sa u përket 5 minutave të fundit.

Sot menaxhuam deri në njëfarë mënyre mirë lojën, sepse arritëm që të shënojmë golin e  dytë. Pas golit të dytë normalisht patëm 2-3 momente të cilat nuk ishin në pozicionet e duhura, në vendet e duhura, qoftë edhe për aftësitë e kundërshtarit. Duhej të zgjidhnim më mirë situatat e lojës, sidomos kur erdhi goditja e këndit e 2-1, aty duhej të ishim më të kujdesshëm se në lojë futesh për të fituar dhe aty kishim rezultatin në dorë.

Pse u aktivizua Jonuzi e jo Boshnjaku? E vetmja gjë është që Jonuzi kishte një pauzë shumë më të shkurtër se Boshnjaku dhe stërvitjet nuk kanë qenë të plota të Boshnjakut. Por do të vijnë të dy në lojë dhe ka mundësi t’u gjendet vendi të dy lojtarëve.

Kemi nevojë për sulmues më cilësor që të gjejë golin apo të ndërtojë më tepër, se një skuadër bazohet shumë te lëvizjet që bën një sulmues, për të dalë nga mbrojtja. Problemi është qe agresiviteti me cilësinë ndryshojnë. Ne agresivë mund t’i themi edhe Kaina në një farë mënyrë, por Kaina më tepër në 3-4 raste kur kishte topin në zotërim duhej të shërbente më mirë që të mbanim në tension një skuadër që Bylisi që luajti me të gjithë forcat në sulm dhe qarkulloi topin mirë me mbrojtësit e tyre”, theksoi Josa për “Oversport”, pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

Shpërndaje