“Kemi humbur 4 pikë për gabimet tona, por dhe të gjyqtarëve”, Brdariç merr fajin përsipër: Pësuam gola të thjeshtë

Shpërndaje

Pas humbjes me Tiranën, trajneri Tomas Brdariç u pa mjaft i mërzitur në konferencën për shtyp ku në prononcimin për SuperSport, tekniku gjerman u shpreh se skuadra do të duhet të marrë përgjegjësitë dhe të bëjë autokritikë për të gjithë situatën.

Gabimet: ‘’Mendoj se kemi fuqi për të luajtur me ekipe si Kukësi dhe Tirana. Në disa raste të caktuara ne nuk ditëm si të mbrojmë. Kemi nënvlerësuar disa situata të ndryshme që mund të shkonin shumë mirë. Çfarë ndodhi sot ishte shumë e gabuar dhe duhet ta analizojmë sa më shpejt’’.

Ndeshja: ‘’Është e thjeshtë për të thënë që çdo gjë ishte e keqe, ne duhet të punojmë të gjithë javën të marrim vendimet e duhura në rastin e duhur. Kishte shumë gabime sot dhe duhet të vazhdojmë të punojmë fort të shmangim gabimet’’.

13 gola të shënuar dhe 12 të pësuar: ‘’Sigurisht që nuk shkohet te titulli në këtë mënyrë. Duhet të luajmë më mirë në fazën mbrojtëse dhe sulmuese. Kemi pësuar gola të thjeshtë, dhe duhet të punojmë më shumë që të jemi më stabël në mbrojtje. U munduam shumë të gjenim portën, por na mungoi fati që duhet’’.

Krahasimi me sezonin e kaluar: ‘’Duhet të analizojmë çdo ndeshje veçmas. Për mua në ndeshjet e fundit kemi humbur 4 pikë, ndoshta për fajin tonë por dhe për gabime të gjyqtarëve. Por duhet të shikojmë veten tonë, dhe të punojmë fort për tu kthyer në rrugën tonë. Të gjithë lojtarët që kanë ardhur te ne nuk është se janë aktivizuar shumë vitin e fundit. Pritshmëritë janë të mëdha te Vllaznia, ne duhet t’i japim mundësinë këtyre lojtarëve të zhvillohen të luajnë në maksimumin e tyre’’.

Diskutimi me arbitrin: ‘’Mendoj se në përgjithësi mori vendime të mira. Në pjesën e parë dha pak më shumë për Tiranën, mund të jepte vendime më të mira, por nuk duhet merremi me arbitrin. Faji është i yni, jemi ne që duhet të merremi me këtë situatë dhe të japim më të mirën për javët në vazhdim’’, u shpreh Brdariç.

Shpërndaje