Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen dollari dhe euro…

Shpërndaje

Ashtu si euro edhe Dollari amerikan ka pësuar rënie ndaj lekut, në kursin e këmbimit.

Konkretisht Dollari amerikan është blerë këtë të diel, 11 dhjetor, me 109.6 lekë dhe është shitur me 110.6 lekë sipas kursit të këmbimit, duke shënuar një rënie të lehtë gjatë ditëve të fundit.

Sakaq rënie ka pësuar dhe monedha evropiane Euro, ku në tregun valutor blihet me 115.4 lekë dhe shitet me 116 lekë.

Rënie të lehtë ka pësuar dhe paundi britanik, i cili sot blihet me 133.7 lekë dhe shitet me 134.8 lekë.

Në të njëjtat nivele qëndron franga zvicerane e cila blihet këtë të diel me 116.6 lekë dhe shitet me 117.5 lekë.

Shpërndaje