Katër humbje radhazi janë shumë, Teuta e mbyll për herë të dytë me Martinin…

Shpërndaje

Teuta dhe Edi Martini kanë mbyllur bashkëpunimin teksa durrsakët janë futur në një krizë të thellë rezultatesh falë katër humbjeve radhazi. Në fakt, kjo është hera e dytë për këtë sezon që klubi dhe tekniku shkodran ndajnë rrugët duke qenë se diçka e tillë ndodhi edhe pas humbjes në fazën e dytë me Partizanin.

Në atë kohë, durrsakët emëruan në krye Renato Arapin i cili qëndroi për tre ndeshje në krye të skuadrës duke regjistruar dy barazime dhe një fitore. Por, në mënyrë surprizë, Martini u rikthye në krye të ekipit, megjithatë planet nuk shkuan siç ishin parashikuar dhe tashmë pas katër humbjeve vjen sërish ndarja.

Pritet që skuadra t’i besohet sërish Arapit, teksa aktualisht bregdetarët janë në vendin e gjashtë me 18 pikë vetëm tre pikë larg pozicionit që të dërgon një kategori më poshtë.

Shpërndaje