Kartë identiteti pa afat skadimi për personat mbi 75 vjeç, marrëveshja shkon për miratim në Kuvend

Shpërndaje

Personat që kanë mbushur moshën 75 vjeç do të pajisen me karatë identiteti pa afat skandence. Kështu parashikon një projektligj që qeveria ka dërguar në Kuvend, përmes të cilit kërkohet ndryshimi i kontratës me koncesionare “ALEAT”, për të mundësuar prodhimin e kartave të identitetit pa afat për këtë grupmoshë. Nisma është hartuar nga një pune nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në zbatim të një ligji të miratuar në vitin 2020, që parashikon detyrimin e lëshimit të letërnjoftimit elektronik pa afat për shtetasit që kanë mbushur moshën 75 vjeç.

Spas marrëveshjes, palët kanë rënë dakord për aplikimin e një zgjidhje të shpejtë dhe efikase, e cila konsiston vetëm në një ndryshim vizual të afatit të vlefshmërisë të kartave të identitetit që do të lëshohen për shtetasit që mbushin moshën 75 vjeç. Gjithashtu, pjesë e marrëveshjes do të jetë edhe përdorimi i shërbimeve digjitale nga kompania për verifikimin e identitetit të personave që aplikojnë për kartë identiteti të përhershme. 

Nisma synon që të shmangë koston e aplikimit si dhe marrjen e shenjës së gishtërinjve për të moshuarit, edhe për shkak të pamundësisë fizike për të shkuar pranë zyrave të aplikimit. Sipas statistikave, nga miratimi i kësaj marrëveshje, do të përfitojnë mbi 150 mijë të moshuar. Por, qeveria nuk e ka parë të nevojshme që kjo nismë të përfshijë edhe pasaportat biometrike. 

Shpërndaje