Shkodër/ Karta e studentit, flet zv/Rektori Gezim Dibra

Shpërndaje

Karta e studentit ka bere serish lemsh studentet ne Shkoder, kjo pasi prane universitetit “Luigj Gurakuqi” nje kompani po ofron shërbimin e kartes se studentit. Por drejtuesit e ketij institucioni e quajne jo ligjore kete qe po ndodh, pasi mes kompanise dhe vete universitetit nuk ka nje marreveshje, ndersa kriteret per karten e studentit i percakton Ministria e Arsimit.

Zv/ Rektori Gezim Dibra thote se per ofrimin e shërbimit te kartes se studentit mund te paraqiten disa kompani dhe me pas përzgjedhja behet ne baze te kritereve qe ministria përcakton.

Rreth 1 mije studente kane aplikuar per tu pajisur me karte prane kompanise e cila po e ofron kete sherbim ne shkoder.  Pajisja me karten e studentit ishte nje nder pikat e kërkuara nga studentet gjate protestes se nje viti me pare te zhvilluar ne te gjithe vendin!/RealitetiPost/

Shpërndaje