Maska shumëngjyrëshe, këngë e bejta, të rinj e të moshuar festuan në shesh të gjithë bashkë Karnavalet e Shkodrës. Dita e tretë shënoi kulmin e tyre. Bashkë me shkodranët i ndoqi nga afër ato edhe Kryeministri Edi Rama së bashku me Kryetarin e Bashkisë Benet Beci.
Karvani tradicional i udhëhequr nga Banda Frymore lëvizi përgjatë rrugëve të qytetit ndërsa kalimtarët shijuan spektaklin e këtij momenti.
Koncerti me performanca artistike i artistëve shkodranë u parapri nga grupet artistike të Korçës dhe Tuzit.
Kryeministri Rama ishte i pranishëm që mbrëmë në Shkodër teksa ndoqi spektaklin e dritave mbi fasadën e Bashkisë.
Festimet e natës së dytë vijuan deri vonë me koncertin muzikor në hollin e bashkisë.
Diegia e dordolecit që simbolizon të këqijat dhe fenomenet negative shënoi fundin e një tjetër edicioni karnavalesh në Shkodër.