Kapet nga policia e Shkodres 53 vjeçari i kërkuar nga drejtesia italiane (Emri)

Shpërndaje

Shkodër/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Trushi”.

Kapet një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dë,nuar nga drejtësia italiane.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, Departamentin e Policisë Kri minale dhe misionin Interforza, kanë bërë të mundur lokalizimi në qytetin e Shkodrës, të 53-vjeçarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në këtë kuadër, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u zhvillua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Trushi”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arr estimi i shtetasit shqiptar Fran Malocaj, 53 vjeç alias Françesk Pashku, 52 vjeç banues në Trush, Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit ne Ankona / Itali, në vitin 2018, e ka dënuar me 6 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Tra fik nar kotikësh, kryer në bashkëpunim”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë, një sasi lënde narkotike të llojit ko kainë.

Arr estimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Shpërndaje