
Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria e Policisë, lënda narkotike është gjetur në bagazhin e automjetit të të arrestuarit, e ndarë në dy thasë dhe një qese plastike që përmbanin gjithsej 62 pako me marijuanë.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, i cili ka urdhëruar arrestimin e të riut. Ndaj tij rëndon akuza për prodhim dhe trafikim të paautorizuar të lëndëve narkotike.
Autoritetet malazeze kanë nisur hetimet për të zbardhur rrjetin e mundshëm të trafikut si dhe origjinën e saktë të drogës.