Familjarët e 35-vjeçari që u ekzekutua sot në mes të Vlorës janë konfliktuar me bluzat e bardha në spitalin e Vlorës.
Mësohet se një nga familjarët e viktimës ka dhunuar mjekun e reanimacionit.
Delon Troqe u qëllua me breshëri kallanikozi mbrëmjen e kësaj të premte në lagjen “Pavarësia”.
Ai është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë.
Ndërkohë që një makinë është gjetur e djegur në zonën e Sherishtës në Vlorë, që dyshohet se është përdorur nga 2 autorët.
Të shtënat janë dëgjuar nga kalimtarët e rastit dhe më pas është lajmëruar policia.Ngjarja ka përcjellë shqetësim dhe tek kalimtare të rastit prezent në vendin e ngjarjes.