Kantieri i rrugës Velipojë – Shëngjin/ Spahia: Mjafton një inspektim i thjeshtë për të kuptuar gënjeshtrat e kësaj qeverie…

Shpërndaje

Mjafton një inspektim i thjeshtë për të kuptuar gënjeshtrat e kësaj qeverie. Kantieri i rrugës Velipojë – Shëngjin është braktisur prej muajsh nga firma e kontraktuar për kryerjen e punimeve. Mjetet dhe punëtorët janë larguar nga kjo zonë, ndërsa e vetmja gjurmë e mbetur është tabela me afatin e pambajtur të punimeve.

Me të drejtë banorët e Rrjollit ma shprehën këtë shqetësim por edhe më treguan dëmet që janë bërë në zonë nga punimet e kryera pa studim të mirëfilltë.

Janë miliona lekë të taksapaguesve shkodranë e shqiptarë që hidhen kuturu nga babëzia e kësaj qeverie, ndërsa bazamenti i rrugës ende pa përfunduar ka nisur të shëmbet. Projektet 3D nuk mund t’i gënjejnë shkodranët!

Shpërndaje