“Kanë tentuar të më rrëmbejnë”, shokon me deklaratën deputeti Jenisheri…

Shpërndaje

Deputeti I Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenishehri ka bërë një deklaratë shokuese në emisionin “ Vizioni I Pasdites” në Vizion Plus. I njohur si deputeti që ka refuzuar pensionin për të hyrë ë parlament dhe për të përfaqësuar pesnionistët, ai deklaroi se kanë tentuar ta marrin peng kur ka vendosur të pranojë mandatin.

 “Ishim në koalicion me PS-në, se ashtu vendosi kryesia. Mirëpo unë jam shkodran dhe kur je shkodran o duhet të jesh me PD-ne, o s’ka. Më ushtronin presion, me futën fëmijët e policëve për të më vrarë. Nuk arritën të më vrisnin… tentojnë të më rrëmbejnë, nuk arrijnë të më rrëmbejnë. Më djegin shtëpinë, më shkatërrojnë biznesin, që unë të dorëzohesha…”

I rritur jetim, ai e cilësoi marrjen e mandatit një moment të rendësishëm në jetën e tij. Selami Jenishehri, 77 vjeçari i parë në Kuvend, përfaqëson partinë “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë”.

Shpërndaje