“Takimi i sotëm me fermerët ishte domethënes për mua duke qënë se vij nga një industri që i ka mbështetur në mënyre të veçantë.
Takimin me to jo rastësisht e lashë një ditë para hapjes së thirrjes së “Skemës Kombëtare” për mbështetjen në bujqësi e cila menaxhohet nga AZHBR. Shfrytëzova takimin për ti dhënë porositë e fundit para aplikimit për të garantuar përthithjen e fondeve në qarkun Shkodër.
Zhvillimi në bujqësi është i dukshëm por ka ende për të bërë për sa i përket shtimit të vlerës së produkteve tona”, shprehet Bilali.