“Sot, zyrtarisht, e rrethuar me energji pozitive hapim fushatën elektorale në Njësinë Administrative Rrape, ku fitorja e Partisë Socialiste është traditë.
Rrugëtimi im politik ka nisur në Rrape vite më parë, si anëtare e Partisë Socialiste dhe si komisionere në zgjedhje. Ndihem me fat dhe e vlerësuar që mar energji dhe përkrahje nga grupmosha të ndryshme të zonës.
Me një program që na sjell më afër çdo qytetari, le ta zgjedhim Shqipërinë të ardhmen tonë. Nuk ka kohë për pushim”, shkruan Alda Mema ne facebook.