
Në një fushatë ku debatet dhe vizioni për të ardhmen janë thelbësore, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ted Kopliku, bën një thirrje publike për debat me të rinjtë që garojnë për “listën e pasaportës europiane”.
Ai sfidon kandidatët e rinj të Partisë Socialiste për të ballafaquar idetë dhe planet e tyre për të ardhmen e Shkodrës, duke ofruar lirinë e zgjedhjes së televizionit, gazetarit dhe kohës së debatit. Kjo ftesë tregon rëndësinë e një diskutimi të hapur mbi të ardhmen e qytetit shekullor dhe sfidat që e presin.
Postimi i kandidatit Kopliku:
FTESË PUBLIKE
Ftoj në debat cilindo nga të rinjtë (ose jo) qe garojnë për “listën e pasaportës europiane”. Thonë që PS ka shumë të rinj nëpër lista. Cili është gati të përballet për vizionin që kanë për të nesërmen e qytetit shekullor, Shkodrës së përjetshme?
Zgjidhni televizionin, gazetarin dhe kohën.