Kandidati i PSD në Qarkun Shkodër shpall kandidaturën dhe kërkon mbështetjen e qytetarëve…

Shpërndaje

Roberto Mujeci, kandidati për deputet në Qarkun Shkodër, nën siglën e Partisë Social Demokrate, ka publikuar një status në rrjetin social Facebook, ku njofton zyrtarisht kandidimin e tij. Ai shpreh mirënjohje për besimin e marrë nga kryetari i partisë, Z. Tom Doshi, dhe thekson përkushtimin e tij për të qenë zëri i qytetarëve të Shkodrës, Pukës, Fushë-Arrëzit, Vaut të Dejës dhe Malësisë së Madhe në Kuvendin e Shqipërisë. Në postimin e tij, kandidati nënvizon rëndësinë e rikthimit të vlerave dhe zhvillimit të rajonit, duke e cilësuar Partinë Social Demokrate si partinë e familjes shqiptare.

Statusi i plotë:

Te nderuar qytetare te Bashkive Shkoder, Puke, Fush-Arres, Vau-Dejes dhe Malesi e Madhe.

I nderuar Kryetari i Partise Social Demokrate, Z. Tom Doshi.

I lumtur te ndaj sot me ju lajmin e mire per kandidimin tim ne skuadren e Partise Social Demokrate ne Qarkun Shkoder.
Ndjehem i vleresuar qe jam pjese e ketij ekipi vlerash, por njekohesisht ngarkohem dyfish me pergjegjesi t’ju kerkoj besimin dhe mbeshtetjen tuaj sot, per te qene zeri i secilit nga ju neser ne kuvend..
Falenderues pafundesisht ndaj kryetarit Z.Tom Doshi qe me besoi te jem pjese e kesaj gare.

Partia Social Demokrate e para sepse eshte partia e familjes shqiptare!

Misioni vazhdon per t’i rikthyer vlersimin qe meriton Shkodra.

Shpërndaje