Kampioni shkodran i bën thirje publike Ministres Evis Kushi…

Shpërndaje

Nga Christian Dema

Thirrje publike Znj. Evis Kushi (Ministre në detyrë e Kultures Arsimit Rinis dhe Sporteve)
Këto që po shikon në foto nuk janë “azilanta” por Ambasadorët tonë, janë Kampionët e Shqiperis.

Jam i sigurt që nuk jeni në dijeni fare që dje ka startuar Kampionati Europian i Boksit për U18 vjecaret në Mal të Zi (Budva) edhe pse e keni për detyrë të jeni të informuar për një Event kaq madhor, por nuk më habit aspak kjo gjë sepse këto janë përfaqesuesit e Kombit tonë Kuq e Zi, nuk janë PPP që ju jeni mësuar ti kushtoni vëmendjen maksimale.

Aman harrojeni për një moment PPP sepse këto djem janë faqja jonë mbasi janë duke na perfaqësuar Kombin tonë në Arenen Ndërkombëtare, por cfarë përfaqësimit po na bën ekipi Kombëtar??? Ka për të përfunduar Kampionati Europian dhe shpresojmë me fitore për këta të rinj, por me keqardhje asnjë shtet pjesëmarrës nuk ka për ta kuptuar se cfarë shtetit po përfaqësonin këto djem Kampiona (që as uniforma Kombëtare nuk i është ofruar)

Por prap skeni faj se ju ka mbet shteti në dorë, por aman ndaluni te paktën njëhere pas kaq shum vitesh të mos na nxini faqen në rang ndërkombëtar se jemi bërë gazi i botës me ju te “nderuar” Qeveritar “Patriota” ju rroftë “Skendërbeu”

Më poshtë një krahasim Shqipëri Vs Maqedoni

Shpërndaje