
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Shkëlqim Sterkaj, zhvilloi një takim frymëzues me kampionin e boksit Nelson Hysaj, një figurë që simbolizon suksesin, përkushtimin dhe dashurinë për atdheun. Ky moment ishte jo vetëm një vlerësim për arritjet e Nelsonit, por edhe një dëshmi e mbështetjes që Sterkaj gëzon nga personalitete të respektuara të sportit dhe komunitetit.
Postimi i kandidatit Sterkaj:
Me kampionin Nelson Hysaj💪
Sot pata kënaqësinë të takohem me Nelson Hysën, kampionin e njohur të boksit shqiptar, një emër që na ka bërë krenarë brenda dhe jashtë vendit.
Përveçse një sportist i jashtëzakonshëm, Nelsoni është edhe një qytetar i angazhuar që e do dhe kontribuon për vendin e tij.
Mbështetja nga figura të respektuara si Nelson Hysaj është një shtysë e fortë për të vijuar me më shumë forcë, vendosmëri dhe përulësi. Faleminderit kampion, për besimin dhe fjalët inkurajuese!
