Kampionati i futbollit në plazh, është zhvilluar për herë të parë në plazhin e Velipojës falë bashkëpunimit të Bashkisë Shkodër me Federatën Shqiptare të futbollit. Për tre ditë më radhë, aktiviteti i cili ka mbledhur të gjithë pjesmarrësit nga e gjithë Shqipëria ka përcaktuar edhe fituesin e këtij edicioni të parë, ku fitues u shpall skuadra Velipoja.
Për N/Kryetarin e Bashkisë Shkodër Rudin Beka, ku aktivitetit vjen për herë të parë për tu kthyer më pas edhe në traditë gjatë sezonit veror.Velipoja me trajner Besnik Ndoj është skuadra kampione e këtij edicioni, pasi triumfoi nga penalltitë ndaj skuadrës së Lyon.
Një finale shumë e bukur dhe me emocion që prodhoi gjashtë gola, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 3-3. Më pas nga penalltitë triumfoi skuadra e Velipojës me rezultatin 3-1. Ekipi i Velipojës fitoi trofeun e “Beach Soccer 2024”, si dhe premion e përcaktuar prej 1000 Euro. Në kampionatin “Beach Soccer 2024” morën pjesë 8 ekipe dhe në fund triumfoi skuadra e Velipojës.