Kamioni me kokainë kaloi nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut, reagon Policia shqiptare: U krye në siguri të plotë, ishim pjesë e aksionit

Shpërndaje

Policia e Shtetit Shqiptar ka konfirmuar se kamioni me kokainë ka kaluar përmes Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti.

Në një njoftim, Policia sqaron se  ka kryer me sukses të plotë detyrimet e saj në kuadër të këtij ndërkombëtar kundër trafikimit të drogës.

“Në operacionin, që synonte dorëzimin e kontrolluar të një sasie të madhe kokaine, morën pjesë edhe strukturat e Policisë Shqiptare, të cilat mundësuan kalimin e dërgesës nga Mali i Zi nëpërmjet territorit shqiptar drejt Maqedonisë së Veriut, në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti”, sqaron policia e Shtetit Shqiptar.

Shpërndaje