“Kalvari i hipotekave merr fund”, Rama: Dokumenti i pronës do të merret pa lëvizur nga shtëpia

Shpërndaje

Në një videokonferencë me drejtorin e Kadastrës, Artan Lame dhe drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karcanaj, kryeministri Rama bëri të ditur se nga sot lehtësohet i gjithë procesi në hipoteka.

Filluam me aplikimet online për Kadastrën. Nga 1 janari, shërbimet kadestrale u bënë online dhe me futjen e vulës elektronike dhe pjesa tjetër e shërbimeve do të bëhet online.

Nuk do të jetë e nevojshme për të shkuar fizikisht për të marrë shërbime, pasi gjithçka mund të bëhet online. Me aplikimet online, procedurat kanë ndryshuar. Qytetari aplikon nëpërmjet llogarisë së tyre ose shkojnë në sportele ku ndihmohen. Nga sot njoftojmë se lehtësohet i gjithë procesi. Ky është një revolucion i vërtetë dhe i plotë, në rezultatin konkret”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, kreu i Kadastrës, Lame, u shpreh: “Të jemi të ndërgjegjshëm që për këto 1 milion e 700 mijë prona shërbimi merret për 3-5 minuta pas pagesës. Edhe për pronat e tjera, por që nuk janë në sistem përgjigjen do ta marrim po online, por jo për 3 minuta. Me këtë e zhdukim kontaktin me publikun”, tha Artan Lame.

Shpërndaje