Vetëm me votat e mazhorancës dhe nën kundërshtimin e opozitës kaloi në këshillin bashkiak Shkodër buxheti për vitin 2025.
Shkak për këtë situatë u bë perfundimi i fjalës së kryetarit të bashkisë Shkodër Benet Beci prezantoi shtyllat kryesore të buxhetit dhe vendimi për të mos i dhënë fjalen këshilltarëve të opozitës menjëherë pas tij, nga ana e kryetarit të keshillit.
Të zgjedhurit e opozitës duke mos u pajtuar me këtë vendim, dolen në foltoren kryesore c’ka solli edhe ndërprerjen e mbledhjes herën e parë dhe pas në të dyten u votua pa u shtjelluar buxheti në detaje.