Rreth 13 mijë shtetas kanë lënë vendin tonë përmes pikave kufitare të Muriqanit dhe Hanit të Hotit në 24 orët e shkuara, si dhe 11 mijë të tjerë kanë hyrë.
Përgjatë fundjavës ka patur një numër të lartë të Shqiptarëve të Kosovës të cilët kanë zgjedhur Muriqanin për të shkuar drejt Ulqinit, por edhe linjat e autobusëve për tu kthyer drejt vendeve të bashkimit europian ku jetojnë e punojnë. Ata tregojnë se nuk kanë pritur gjatë pranë kësaj pike kufitare. Aventurat e turistëve me motorrë vijoj edhe këtë fillim vjeshte.
Destinacioni për të vizituar vendet e ballkanit përfshijnë edhe Shqipërinë. Si në Muriqan po ashtu edhe në Han të hotit po vijon aplikimi i procedurave të përshpejtuara me qëllim evitimin e pritjeve.