Kalaja Rozafa, mbetet një nga destinacionet më të preferuara të kësaj vere, ku nga muaji Maj e deri më sot na kanë vizituar plot 38,154 vizitorë.
Me kulturën e çmuar, arkitekturën unike që i ka dalë në dritë falë njerëzve punëtorë që ia bëjnë hyzmetin dita-ditës, tanimë po korren edhe frytet e punës për zhvillimin e saj jo vetëm në aspektin turistik, si një ndër asetet më të vyera të trashëgimisë kulturore por edhe si një ndër destinacionet e bukura ku promovohen dhe zhvillohen ngjarje të rëndësishme artistike mbështetur nga ministria kultures.