Kalaja e Hotit është Monument Kulture, Kategoria I. Ajo ngrihet në jugperëndim të fshatit Hot, Malësi e Madhe, mbi një kodër 170 m të lartë.
DRTK Shkodër kujton se dikur ky fortifikim mesjetar, mjaft mirë i pozicionuar, kontrollonte rrugët tregtare të Shkodrës me viset përgjatë liqenit si dhe kalimin për në brendësi të territorit.
Ajo u gjurmua për herë të parë nga Franz Nopsca në vitin 1912 dhe vite më vonë nga arkeologët austriak C.Praschniker dhe A.Schober në 1918.
Fortifikimi me formë përafërsisht vezake zë një sipërfaqe rreth 0.5 ha. Muri rrethues me trashësi 1.60-1.70 m ruhet më mirë në anën veriore dhe perëndimore ku arrin lartësinë deri në 3.5 m. Ndërtimi i fortifikimit është bërë duke respektuar teknikën “opus incertum”.
Në anën veriore ruhen ende dhe 3 kulla, 2 në formë katërkëndore dhe tjetra ovale, ndërsa në anën perëndimore 2 kulla, njëra në trajtën e U-së dhe tjetra katërkëndore. Perimetri i mureve rrethuese shkon deri në 263 m.