
Testi PISA ka vijuar prej një jave në 10 shkolla të ZVA Shkodër dhe do të përmbyllet më 25 prill. Drejtorja e ZVA Shkodër, Brisela Kadija, është shprehur pozitive për mbarëvajtjen e procesit, duke theksuar rëndësinë që ka pasur stimulimi i testimit në javët para zhvillimit të tij.
Sipas saj, testi ka sjellë një qasje të re, ku fokusi kryesor është zhvillimi i mendimit kritik përmes situatave nga jeta e përditshme. Një tjetër veçori është fakti që nxënësit kanë marrë pyetje të ndryshme në të njëjtën sallë, duke shmangur çdo mundësi kopjimi apo parregullsie.
PISA synon të vendosë një standard të ri vlerësimi dhe të orientojë institucionet drejt një arsimi më të integruar. ZVA Shkodër ka pritshmëri të larta dhe objektiv të qartë: të kryesojë në këtë testim ndërkombëtar.