“Juban Danja” nuk ia ka dal qe ta mbyll me fitore kete vit. Ajo eshte mundur ne “Reshit Rusi” nga Apolonia me rezultatin 1 – 4.
Pavaresisht rezultatit, vajzat e “Juban Danja” kane zhvilluar nje loje pergjithesisht te mire, pasi kane krijuar disa raste per gol perballe Apolonise, me lojtare te huaja ne perberje.
Skuadra e drejtuar nga Legata ka shenuar golin e vetem me ane te Paula Jakut ne minuten e 80-te. Nje humbje qe e zbret ekipin e “Juban Danja” ne vendin e trete. Me kete ndeshje mbyllet faza e pare e kampionatit kombetar te futbollit te femrave.
Kesisoj, “Juban Danja” e mbyll vitin 2019, e treta me 19 pike, 3 me pak se Apolonia e vendit te dyte, nderkohe kryeson Vllaznia me 27 pike. Nje faze e pare shume e mire per ekipin e udhehequr nga presidenti Ferdinand Jaku.