Jonuz zbulon ofertën: Nuk e lashë Vllazninë as për 300 mijë euro…

Share your love

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, ka treguar sot se ka besim të plotë se mund të arrijë suksese me ekpin shkodran dhe kjo e ka shtyrë që të refuzojë në këtë periudhë oferta të rëndësishme ekonomike. I ftuar në TV Rozafa përballë gazetarit Gjergj Kola, ai ka treguar se pak ditë më parë kishte marrë një ofertë që për shumëkënd do të kishte qenë e parefuzueshme, por ai e kishte kthyer mbrapsht me një “jo faleminderit”.

“Po zbuloj këtu një fakt. Vetëm tre ditë më parë kam marrë një ofertë nga ekipi Zob Ahan në Iran, i cili më ofronte 300 mijë euro në vit. Megjithatë, e refuzova sepse dua që të vazhdoj  punën te Vllaznia. Me këtë desha të them se Vllazninë nuk e ndërroj me asnjë skuadër tjetër në Shqipëri dhe madje edhe për të tilla oferta si kjo që ka ardhur nga Irani”, ishin fjalët e Jonuz.

Gjatë muajve të kaluar, emri i trajnerit ka qarkulluar shpesh edhe në klube të tjera sa herë ka pasur lëvizje në pankinë, por tekniku me sa duket ka vendosur që të mbyllë këtë sezon në pankinën e kuqebluve.

Share your love