Vllaznia luan nesër në orën 18.00 në “Loro Boriçi” ndaj Partizanit sfidën e rradhës për kampionat. Një përballje e vështirë dhe njëkohësisht e rëndësishme për kuqeblutë në rradhët e të cilëve në fakt ka entuziasëm për ta kaluar me sukses atë. Këtë gjë ka shprehur në konferencën e sotme për shtyp edhe trajneri Mirsad Jonuz. Ja si u është përgjigjur ai pyetjeve të gazetarëve:
Ju pret nje ndeshje e vështirë nesër?
Pas ndeshjes me Skenderbeun, të cilen nuk e meritonin ta humbnim në minuten e fundit, patem edhe sfiden me Kukësin, ndërkohë që jemi angazhuar dhe jemi marrë shumë kohë në analiza dhe stervitje me skuadren për ndeshjen e radhës me Partizanin. E dimë se çfarë na pret, e dimë se me kë luajmë dhe se si duhet të luajmë. Kjo është ndeshje shumë e rëndësishme si për ne ashtu edhe për Partizanin. Besoj dhe jam I bindur se këtë herë çdo gjë do të jetë në rregull.
Si duket gjendja e ekipit?
Në lidhje me kontigjentin e skuadres mund t’iu them se se për shkak të dëmtimeve mungojnë Ramadani dhe Hristov, ndërsa me kartona është i penalizuar Herald Marku. Mendoj se asgjë nuk do të ndryshojë në formacion ku në vend të Markut do të gjejmë një zgjidhje tjetër, ndërsa pjesa tjetër do të jetë po ajo e mëparshmja. Por nuk ka rëndësi se kush do të luajë. Ai që do të jetë në fushë, duhet të japë maksimumin, sepse i kemi shumë të nevojshme pikët për të shmangur kështu play-out-in. Deri me datë 10 maj çdo gjë do të mësohet dhe pastaj dhe besoj shumë se do ta shmangim problemin e mbijeteses. Më me rëndësi është që kjo ndeshje të shkoj sa më mirë dhe besoj se do të ndodhë kështu. Kalendari është I tillë që deri me 22 mars do të kemi edhe tre ndeshje të tjera. Ne jemi në minus tre apo katër pikë dhe këto pikë duhet t’I kthejmë pas, kurse këto ndeshjet e tjera duhet t’I shikojmë një e nga një.
Ju e njihni Partizanin, çfarë duhet që ti ruheni kësaj skuadre?
Partizani ka lojtarë shumë të mirë dhe normalisht që duhet të vendosim edhe taktiken tonë të lojës për ta mundur. Ai luan me shumë pasime, kanë shumë transformim në lojë, por edhe ato kanë mangësitë e veta që ne duhet t’i shfrytëzojmë, këta ia kam thënë edhe skuadres për ta shfrytëzuar në fazen sulmuese. Duhet të harrojmë gjithçka dhe të përqëndrohemi në këtë ndeshje, por edhe në të tjerat. Përsa I përket problemeve të kohëve të fundit të kundërshtarit mund të them se sa herë nuk ka rezultat ka probleme. Nuk e di se përse bëhet gjithë ky presion si tek ne dhe po kështu edhe tek Partizani, por edhe tek të gjitha skuadrat në Shqipëri. Lojtarëve të mi unë I kam thënë se nuk duhet ta mbajnë mendjen tek rezultati sepse edhe po humbën ky është sport. Ne si staf teknik duhet të marrim maksimumin nga çdo lojtar që mund të japë ai në fushën e lojes
Keni thënë se Vllaznia e kësaj pjese të sezonit është më cilësore, jeni sërish i këtij mendimi?
Jo se jam unë këtu, por dua të them se nuk është e lehtë të rritesh. Të mos harrojmë se kjo skuadër vjen nga kategoria e parë dhe që ta bësh atë kualitative duhen minimalisht dy vite. Ne kemi qënë të detyruar të largojmë disa lojtarë dhe të ofrojmë disa të tjerë gjatë fazes dimërore, por nëse shohim nga ato që kemi sjellë jam I kënaqur me disa prej tyre, sidomos me brazilianin Junior që po rritet dhe besoj shumë se ndaj Partizanit do të shënojë. Mendoj se skuadra është rritur në disa elemente duke dhënë garanci për ndeshjet e ardhshme, por edhe për këtë ndeshje konkretisht që kemi të hënën ndaj Partizanit. Na mbetet të luftojmë për secilen ndeshje, për secilin top, për secilin duel.
Ndiheni të rrezikuar?
Ta harrojmë atë se çfarë ka ndodhë më përpara, pozitive dhe negative, kemi edhe 11 ndeshje dhe definitivisht unë po e them që ne do të arrijmë që mos shkojmë në plya-out në kampionat për të qëndruar në Superlige, si dhe të shkojmë në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Kjo skuadër I ka kualitetet, por jo pse jam unë këtu, që çdo gjë të vendoset në vendin e vete kërkohet kohë. Do të bëjmë çdo gjë që deri vitin e ardhshëm Vllaznia të jetë aty ku duhet të jete.